• e diel, 22 dhjetor 2024

Guteresh: Vrasja e mbi 100 palestinezëve në Gazë kërkon hetim efikas dhe të pavarur

Guteresh: Vrasja e mbi 100 palestinezëve në Gazë kërkon hetim efikas dhe të pavarur

Kingstaun, 1 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithhsëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh deklaroi se vrasja e mbi 100 personave, të cilët pritnin ndihma humanitare në Gazë, është situatë e cila kërkon hetim efikas dhe të pavarur.

Guteresh, në Sent Vinsent dhe Grenadini, para samitit të Bashkësisë së shteteve nga Amerika Latine dhe Karaibet, deklaroi se është "i tronditur" nga incidenti i fundit në luftën mes Izraelit dhe Gazës, transmetojnë mediumet britanike.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, duke u përgjigjur në pyetjet për mos suksesin e rezolutës së kohëmëparshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së me të cilën kërkohet ndërprerje urgjente e zjarrit në Rripin e Gazës, theksoi se përkeqëssimi i ndarjeve gjeopolitike "e transformon të drejtën e vetos në instrument efikas për paralizë të Këshillit të Sigurimit".

"Jam absolutisht i bindur se na duhet ndërprerje humanitare e zjarrit dhe lirim i pakushtëzuar dhe urgjent i pengjeve dhe se duhet të kemi Këshill të Sigurimit të aftë për t'i arritur këto qëllime", tha Guteresh.

Paraprakisht, SHBA-ja e bllokoi deklaratën e Këshillit të Sigurimit të KB-së, propozuar nga Algjeria dhe mbështetur nga vendet arabe, e cila do t'i akuzonte forcat izraelite se kanë hapur zjarr ndaj palestinezëve të cilët pritnin për ushqim dhe ndihmë tjetër humanitare në afërsi të qytetit të Gazës dhe vranë mbi 100 njerëz. ab/

foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR