• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh u ka bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit për përmbajtje maksimale

Guteresh u ka bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit për përmbajtje maksimale

Nju-Jork, 5 majh 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot u ka bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit në përmbajtje maksimale.

"Është e domosdoshme, veçanërisht në këtë moment kritik, të shmanget konflikti ushtarak, që lehtë mund të dalë nga kontrolli. Tani është koha për përmbajtje maksimale dhe largim nga humnera", tha Guteresh.

Ai shtoi se i kupton "emocionet e forta pas sulmit të tmerrshëm terrorist" më 22 prill në pjesën indiane të Kashmirit. Guteresh e dënoi edhe një herë sulmin dhe bëri thirrje për ndëshkimin e sulmuesve.

India fajëson Pakistanin për sulmin, ku humbën jetën 26 civilë. Islamabadi mohon çdo involvim. Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

"Më vjen keq që shoh se marrëdhëniet (e tyre) kanë arritur në një pikë kritike. Mos u gënjeni, një zgjidhje ushtarake nuk është zgjidhje", tha Guteresh, duke shtuar se KB është gati të "mbështesë çdo iniciativë që nxit deeskalimin, diplomacinë dhe përkushtimin e ripërtërirë për paqe".

Me kërkesë të Pakistanit, Këshilli i Sigurimit i KB-së sot do të diskutojë situatën me dyer të mbyllura. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR