• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Guteresh u bëri thirrje huthëve dhe SHBA-së të harmonizohen me rezolutën e KB-së

Guteresh u bëri thirrje huthëve dhe SHBA-së të harmonizohen me rezolutën e KB-së

Nju-Jork, 12 janar 2024 (MIA) - Pas sulmeve ushtarake të kryesuara nga SHBA-ja, kundër kryengritësve huthë në Jemen, të mbështetur nga Irani, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh u bëri thirrje të dyja palëve të harmonizohen me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Sulmet e huthëve ndaj anijeve tregtare janë të papranueshme, tha Guteresh sot në Nju-Jork, kumtoi KB-ja.

"Ata e rrezikojnë sigurinë e zinxhirëve global të furnizimit dhe kanë ndikim negativ ndaj situatës ekonomike dhe humanitare në mbarë botën", shtoi ai.

Guteresh u bëri thirrje kryengritësve t'i përmbahen rezolutës së miratuar nga Këshilli i Sigurimit i KB-së këtë javë me të cilën bëhet thirrje për ndërprerje urgjente të sulmeve.

Në të njejtën kohë, të gjitha vendet anëtare të KB-së të cilat i mbronin anijet e veta duhet t'i përmbahen të drejtës ndërkombëtare, siç është cekur në rezolutë, vazhdoi Guteresh.

Ai u bëri thirrje "të gjitha palëve të involvuara të mos e eskalojnë akoma më shumë situatën në interes të apqes dhe stabilitetit në Detin e Kuq dhe rajonin më gjerë".

SHBA-ja dhe Britania e Madhe, me mbështetje nga Holanda, Kanadaja, Bahrejni dhe Australia filluan sulme ushtarake si përgjigje ndaj sulmeve të kryengritësve huthë ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Sulmet shkaktuan kritika të ashpra nga Irani dhe Rusia, si dhe reagime të hidhura nga kryengritësit huthë, transmeton DPA. ab/

foto: KB

QËNDRONI TË LIDHUR