• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh u bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që t’i japin fund vuajtjeve të të gjithëve

Guteresh u bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që t’i japin fund vuajtjeve të të gjithëve

Nju Jork, 7 tetor 2025 (MIA) - Në dy vjetorin e masakrës së 7 tetorit të kryer nga organizata islamike në Izrael, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, i'u bëri thirrje palëve që t'i japin fund luftës në Gazë, njofton DPA. 

"Jepini fund armiqësisë në Gazë, Izrael dhe rajon menjëherë", tha Guteresh në njoftimin e sotëm. 

Ai tha se propozimi më i ri i presidentit amerikan Donald Tramp sjellë mundësi për t'i dhënë fund konfliktit.

"Pas dy vitesh traumë, duhet ta zgjedhim shpresën. Tani", shtoi ai. 

Ndërmjetësit prej dje janë në takim me përfaqësuesit e lëvizjes islamike Hamas dhe Izraelin në qytetin egjiptian Sharm el-Sheik për të biseduar për planin e paqes të Trampit, raporton DPA. 

Më 7 tetor të vitit 2023, organizata palestineze Hamas, së bashku me grupe të tjera islamike, kryen masakrën më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, ku u vranë rreth 1.200 persona, ndërsa më shumë se 250 u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës. 

Gutersh përsësi i bëri thirrje Hamasit që "menjëherë dhe pa kushte" t'i lirojë pengjet që ende po mbahen në Gazë. 

"T'i jepet fund vuajtjeve të të gjithëve. Kjo është një katastrofë humanitare e një shkalle të pakuptueshme", tha ai, raportojnë nga agjencia gjermane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR