Guteresh u bën thirrje vendeve anëtare të paguajnë pjesën e tyre të financimit për operacionet paqeruajtëse
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, tha se përpjekjet e organizatës botërore për mbajtjen e paqes janë "aq të fuqishme sa edhe angazhimi i vendeve anëtare ndaj tyre", dhe sot u bëri thirrje vendeve anëtare ta paguajnë pjesën e tyre, njoftuan mediat amerikane.
- Post By Sara Ademi
- 17:04, 13 maj, 2025
Berlin, 13 maj 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, tha se përpjekjet e organizatës botërore për mbajtjen e paqes janë "aq të fuqishme sa edhe angazhimi i vendeve anëtare ndaj tyre", dhe sot u bëri thirrje vendeve anëtare ta paguajnë pjesën e tyre, njoftuan mediat amerikane.
Departamenti i KB-së për operacione paqësore aktualisht udhëheq 11 operacione në vend, duke përfshirë Kongon, Republikën Qendrore Afrikane, Sudanin jugor, Libanin, Qipron dhe Kosovën. Buxheti për nëntë nga këto operacione në vitin fiskal që përfundon më 30 qershor është 5,6 miliardë dollarë, që është ulje prej 8,2 për qind në krahasim me vitin paraprak. Secila nga 193 vendet anëtare të KB-së detyrohet ta paguajë pjesën e tij për ruajtjen e paqes.
Gutereshi tha se me buxhetin "që paraqet një pjesë të vogël të shpenzimeve ushtarake globale - rreth gjysmë përqind e aktiviteteve paqësore të KB-së mbesin një nga instrumentet më efikase dhe më të paguara për ndërtimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
"Ruajtja e paqes është aq e fortë sa angazhimi i vendeve anëtare ndaj saj", shtoi ai në hapjen e konferencës dy ditore në Berlin, ku ministrat nga shtetet anëtare do të diskutojnë të ardhmen e operacioneve paqeruajtëse.
"Është absolutisht e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare të përmbushin detyrimet e tyre financiare duke paguar kontributet e tyre plotësisht dhe në kohë", tha Sekretari i Përgjithshëm i KB-së.
"Këto janë kohë të vështira për financimin e punës sonë në të gjitha fushat", pranoi Guteresh, pa dhënë detaje për problemet në këto operacione.
KB-ja po përpiqet t’i përgjigjet financimit të reduktuar për operacionet e ndihmës nga donatori i saj më i madh, SHBA, që kur presidenti Donald Tramp mori detyrën. sa/
foto: Arkivi i MIA-s