• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh: Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane shënon kthesë të rrezikshme në rajon

Guteresh: Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane shënon kthesë të rrezikshme në rajon

Nju Jork, 23 qershor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dje deklaroi se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane shënon "kthesë të rrezikshme në rajonin që tashmë ka humbur ekuilibrin e tij".

"Para dy ditësh nga i njëjti vend, bëra apel të drejtpërdrejtë - jepini shans paqes. Kjo thirrje nuk u mor parasysh", tha Gutereshi në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB-së, raporton Si-En-En.

Ai shtoi se, në vend të kësaj, “SHBA bombardoi objektet bërthamore të Iranit”.

Gutereshi tha se ai vazhdimisht ka dënuar çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme, duke shtuar se popujt e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi.

"Megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një tjetër kurth hakmarrje dhe shpagimi", tha ai.

Këshilli i Sigurimit të KB-së mbajti takim urgjent dje me kërkesë të Iranit, pasi SHBA kreu sulme ndaj tre centraleve bërthamore në Iran.

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR