• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Guteresh: Somalisë i nevojitet përkrahje e madhe ndërkombëtare

Guteresh: Somalisë i nevojitet përkrahje e madhe ndërkombëtare

Mogadashu, 11 prill 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot apeloi për "përkrahje të madhe ndërkombëtare" për Somalinë, vend nga Briri i Afrikës, që është përfshirë nga kryengritja islamike dhe thatësira e paparë.

"Këtu jam edhe ta theksoj nevojën për përkrahje masive ndërkombëtare, na nevojitet përkrahje e madhe ndërkombëtare për shkak të vështirësive humanitare, me të cilat ballafaqohet vendi", tha Guteresh në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin somalez, Hasan Sheik Mohamud.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së shtoi se nevojitet përkrahje e madhe humanitare për përforcimin e kapacitetit të sigurisë së Somalisë dhe për përkrahje të stabilizimit dhe zhvillimit të vendit.

Guteresh në mëngjes arriti në Mogadishu për "vizitë të shkurtë të solidaritetit" me rastin e Muajit të shejtë të Ramazanit.

Gjatë vizitës, pritet që sekretari i përgjithshëm i KB-së të takohet me aktorët politikë dhe të vizitojë një kamp për persona të shpërngulur, publikuan mediumet lokale. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR