• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh: Situata në Rripin e Gazës është një "katastrofë e shkaktuar nga njeriu"

Guteresh: Situata në Rripin e Gazës është një

Nju-Jork, 22 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh situatën në Rripin e Gazës e ka përshkruar si një "katastrofë të shkaktuar nga njeriu, një akuzë morale dhe dështim i vetë njerëzimit".

Deklarata e tij vijoi pas shpalljes së raportit të Sistemit Ndërkombëtar për Siguri në Ushqim (IPC), në të cilin për herë të parë zyrtarisht është shpallur uri në disa pjesë të enklavës palestineze.

Guteresh në platformën Iks publikoi se kushtet në Rripin e Gazës i ngjajnë "jetës në ferr".

Ai citoi edhe se pushtuesi, sipas të drejtës ndërkombëtare, ka obligim të garantojë furnizim me ushqim dhe barna.

"Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa ndëshkim", theksoi Guteresh. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR