• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guteresh: Pushtimi rus i Ukrainës është një nga sfidat më të mëdha për rendin ndërkombëtar

Guteresh: Pushtimi rus i Ukrainës është një nga sfidat më të mëdha për rendin ndërkombëtar
Nju-Jork, 5 prill 2022 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh në seancën e Këshillit për Siguri paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës është një nga sfidat më të mëdha për rendin ndërkombëtar, dhe për shkak të natyrës së tij dhe për shkak të intensitetit dhe pasojave. Ai theksoi se asnjëherë nuk do t'i harojë fotografitë e civilëve të vdekur në Buça dhe deklaroi se është i shokuar nga dëshmitë  që u paraqitën për krime tjera luftarake të cilat gjoja i ka kryer Rusia, transmeton Bi-Bi-Si. "Kjo nuk është kohë për proteksionizëm", tha Guteresh në një takim të Këshillit të Sigurimit të KB-së për Ukrainën. Guteresh tha gjithashtu se lufta po prek gjithnjë e më shumë vendet në zhvillim, tashmë të prekura nga pasojat e pandemisë Covid-19, pasi më shumë se 1.2 miliardë njerëz ishin veçanërisht të cenueshëm ndaj rritjes së çmimeve të ushqimit, energjisë dhe plehrave. "Ne po shohim tashmë disa vende që kalojnë nga një gjendje kërcënimi në një krizë, dhe unë gjithashtu shoh shenja të trazirave serioze sociale", shtoi Guteresh. Prandaj, siç deklaroi ai, dita ditës "është më urgjente të ndërpriten armët në Ukrainë". "Është detyra ime të tërheq vëmendjen e Këshillit për dëmin serioz që po i bëhet ekonomisë globale dhe veçanërisht grupeve të cenueshme dhe vendeve në zhvillim", tha Guteresh. Guteresh përkujtoi se komisarja e lartë e KB-së për të drejtat e njeriut Mishell Bashelet ka folur për "krimet e mundshme të luftës, shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe shkeljen e të drejtave të njeriut". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR