• e shtunë, 23 nëntor 2024

Guteresh: Njerëzimin nga shkatërrimi bërthamor e ndan vetëm një vlerësim i gabuar

Guteresh: Njerëzimin nga shkatërrimi bërthamor e ndan vetëm një vlerësim i gabuar
Nju - Jork, 1 gusht 2022 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot deklaroi se "vetëm një keqkuptim, një vlerësim i gabuar e ndan njerëzimin nga shkatërrimi bërthamor". Ai e tha këtë në fillim të takimit të shtyrë gjatë kohë në nivel të lartë në KB për rishikimin e marrëveshjes bërthamore për mospërhapje të armës bërthamore. Gutereshi veçanërisht e përmendi luftën në Ukrainë dhe kërcënimin me armë bërthamore në konfliktet në Lindjen e Afërt dhe Azi. Ai shtoi se rreziku i tanishëm nga konflikti bërthamor "nuk është parë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë". Marrëveshja për mospërhapje të armës bërthamore është në fuqi që nga viti 1970 dhe është nënshkruar nga 191 vende. Atëherë pesë forcat fillestare bërthamore, SHBA-ja, Kina, Rusia (ish-Bashkimi Sovjetik), Britania e Madhe dhe Franca, u pajtuan që të negociojnë për eliminim të ardhshëm të arsenaleve të tyre. Shtetet të cilat nuk posedojnë armë bërthamore u obliguan se nuk do ta zhvillojnë, në zëvendësim për garanci se do të mund ta shfrytëzojnë energjinë bërthamore për qëllime paqësore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR