• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Guteresh në Ukrainë që të sigurojë korridore humanitare

Guteresh në Ukrainë që të sigurojë korridore humanitare
Kiev, 27 prill 2022 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, kumtoi se sot ka arritur në Kiev pas bisedave në Moskë me presidentin rus, Vladimin Putin. “Arrita në Ukrainë pas vizitës në Moskë. Do të vazhdojmë me punën tonë për zgjerimin e ndihmës humanitare dhe sigurimin e evakuimit të civilëve nga zonat konfliktuoze. Sa më shpejtë të përfundon kjo luftë, aq më mirë – në emër të Ukrainës, Rusisë dhe botës”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Tuiter. Paraprakisht u kumtua se Shërbimi humanitar i KB-së ka formuar ekip për evakuim të civilëve nga fabrika Azovstal, ndërsa përfaqësues të Organizatër botërore kontaktuan me Moskën dhe Kievin që të përgaditen për operacionin, siç kumtoi në brifing Farhan Hak, zëvendës zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së. “Shërbimi ynë humanitar përgadit ekip të KB-së për koordinimin e evakuimit të civilëve nga fabrika Azovstal në Mariupol”, tha ai. Përgaditjet për evakuimin e civilëve në Azovstal mund të zgjasin disa ditë, kumtoi Zyrja e sekretarit të përgjithshëm të KB-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR