• e diel, 22 dhjetor 2024

Guteresh: Liria e medias është nën sulm kudo në botë

Guteresh: Liria e medias është nën sulm kudo në botë

Nju Jork, 2 maj 2023 (MIA) – Liria e medias është nën sulm kudo në botë, deklaroi sonte sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guteresh, duke dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe dezinformimin.

"Të gjitha liritë tona varen nga liria e medias... Liria e medias është një element jetik i të drejtave të njeriut", tha Guteresh në një video porosi të transmetuar në prag të Ditës botërore të lirisë së medias nesër.

Gutereshi shtoi se "liria e medias është e sulmuar kudo në botë", duke potencuar madje se gazetarët dhe punonjësit e medias janë drejtpërdrejt në shënjestër të sulmeve onlajn edhe jashtë mediave sociale, derisa kryejnë punë të rëndësishme.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së i është referuar edhe dezinformimit.

“E vërteta kërcënohet nga dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes që tentojnë të mjegullojnë kufijtë mes fakteve dhe trillimit, midis shkencës dhe komplotit", ka nënvizuar Gutereshi. 

Foto: KB

QËNDRONI TË LIDHUR