• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guteresh: Korniza e re për dialog mes Kosovës dhe Serbisë mund të sjell zgjidhje afatgjata

Guteresh: Korniza e re për dialog mes Kosovës dhe Serbisë mund të sjell zgjidhje afatgjata

Nju-Jork, 26 prill 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, në raportin e ri për punën e Misionit të KB-së në Kosovë (UNMIK) e ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me vlerësim se korniza e re për dialog ka potencial për avancimin e procesit drejt arritjes së zgjidhjeve afatgjata.

Në raportin për periudhën prej 16 shtatorit 2022 deri më 18 mars 2023, për të cilin nesër në Nju-Jork do të debatojë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Guteresh tha se do të jetë angazhim i domosdoshëm konstruktiv në zbatimin e përgjithshëm të Marrëveshjes që të ruhet stabiliteti dhe të pengohen tensionet dhe përleshjet e sërishme.

Ai përkrah përfshirje më të madhe të grave, të rinjve dhe faktorëve tjerë nga shoqëria civile në proceset e lidhura me normalizimin e marrëdhëneve mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Palët tërësisht u obliguan që të respektohen të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe t'i plotësojnë në mënyrë të plotë dhe me vullnet të mirë. Kjo posaçërisht është me rëndësi pasi ngjarjet në atë periudhë shkaktuan tensione deri në nivel të krizës, duke rezultuar me ngecjen më serioze që nga fillimi i procesit të dialogut në vitin 2011", ka shkruar Guteresh.

Në raport, të cilin në seancën e nesërme do ta prezantojë shefja e UNMIK-ut, Karolin Ziade, Guteresh shtoi se retorika tensionuese, duke vendosur bllokada në rrugë, incidentet e shumta dhe protestat në veri të Kosovës e rrisin rrezikun për dhunë.

Në raport, i cili nuk i përfshin zgjedhjet lokale të javës së kaluar në katër komuna në veri të Kosovës, Guteresh tha se përparimi i mëtejshëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është kyç për krijimin e kushteve për kthimin e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova në institucionet e Kosovës në veri të vendit. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR