• e shtunë, 28 shtator 2024

Guteresh: KOP28 të angazhohet për braktisjen e lëndëve djegëse fosile

Guteresh: KOP28 të angazhohet për braktisjen e lëndëve djegëse fosile

Dubai, 30 nëntor 2023 (MIA) - Konferenca për klimën KOP28, e cila fillon sot në Dubai, duhet të angazhohet në "braktisjen graduale" të lëndëve djegëse globale, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, duke e dënuar mungesën e "vullnetit politik" në përballjen e "katastrofës klimatike".

"Unë jam fuqishëm për tekst i cili përfshin braktisjen e (lëndëve djegëse fosile)", tha Gutereshi në një intervistë para se të shkojë për Dubai.

Përballë veprimeve të pamjaftueshme globale për të përmbushur objektivin e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1,5 gradë Celsius, disa vende duan që dokumenti përfundimtar KOP28, i cili duhet të miratohet me konsensus, të kërkojë në mënyrë eksplicite ulje të lëndëve djegëse fosile.

"Ulja mund të jetë gjithçka, asnjëherë nuk e dimë çka nënkupton ajo. 'Braktisje' nënkupton ndalim në një pikë të caktuar. Edhe nëse nuk mund të ndalojmë (përdorimin e lëndëve djegëse fosile) nesër", shtoi Guteresh. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR