• e martë, 24 dhjetor 2024

Guteresh: Ekziston rrezik real nga fragmentimi i sistemeve botërore ekonomike dhe financiare

Guteresh: Ekziston rrezik real nga fragmentimi i sistemeve botërore ekonomike dhe financiare

Xhakartë, 7 shtator 2023 (MIA) - Në ditën e fundit të Samitit të Asociacionit të shteteve nga Azia Juglindore (ASEAN) në Xhakartë. sekretari i përjgithshëm i KB-së, Antonio Guteresh paralajmëroi për rrezikun e fragmentimit dhe "thyerjes së madhe" të sistemeve botërore ekonomike dje financiare.

Në fjalimin me shtrirje të gjerë që i preki tensionet gjeopolitike, financat mulltilaterale zhvillimore de ndryshimet klimatike, Guteresh u bëri thirrje liderëve botërorë të gjejnë zgjidhje të qeta dhe inkluzove për sfidat me të cilat përballet bota.

"Ekziston rrezik real nga fragmentimi - defekt i madh i sistemeve botërore ekonomike dhe financiare, me strategji të ndryshme në teknologji dhe inteligjencë artificiale dhe korniza konfliktuoze të sigurisë", tha sekretari i përgjithshëm i KB-së.

Ai bëri thirrje për mekanizëm në mënyrë që të sigurojë lehtësim për ekonomitë në zhvillim të rrezikuara nga borxhet, që do të përfshijë suspendime të pagesave, afate më të gjata për kredi dhe shkallë më të ulëta interesi.

Në fjalimin e panairit të ASEAN, ku morën pjesë përfaqësues të SHBA-së, Kinës, Japonisë dhe vendeve të tjera, Guteresh gjithashtu shprehi mbështetje për rikanalizimin e plus 100 miliardë dollarëve amerikanë nga të drejtat speciale të tërheqjes së Fondit monetar ndërkombëtar përmes bankave multilaterale zhvillimore në mënyrë që të rritet likuiditeti dhe të mbështeten nevojat e ekonomive në zhvillim. Vendet e pasura u dakorduan në vitin 2021 t'i rikahëzojnë mjetet e pashfrytëzuara në vendet e varfëra.

Sekretari i përjgithshëm i KB-së, gjithashtu, tha se mbetet "thellësisht i shqetësuar" për shkak të "përkeqësimit të gjendjes politike, humanitare dhe gjendjes me të drejtat e njeriut" në Mjanmar.

"E përsëris thirrjen time të ardhshme drejt autoriteteve ushtarake të Mjanmarit t'i dëgjojnë aspiratat e popullit të vet, t'i lirojnë të gjithë të burgosurit politik dhe ta hapin derën për kthim të sundimit demokratik", tha ai.

Shefat e vendeve-anëtare të ASEAN pritet të kenë takim me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara më vonë gjatë ditës. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR