• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh e vlerësoi situatën në Gaza si të "tmerrshme"

Guteresh e vlerësoi situatën në Gaza si të

Nju-Jork, 15 korrik 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh e vlerësoi situatën në Rripin e Gazës si të "tmerrshme", duke theksuar se niveli i vdekshmërisë dhe shkatërrimit në atë zonë "nuk ka paralele në historinë moderne".

Në konferencën për media në selinë e KB-së, Guteresh shprehu brengë të thellë për shkak të sulmit më të ri, në të cilin, sipas raporteve, u vranë një numër i madh i viktimave civilë, duke përfshirë fëmijë, derisa tentonin të kërkojnë ndihmë.

"Dhuna minon dinjitetin themelor njerëzor të njerëzve nga Gaza, pavarësisht vuajtjeve të mëdha që tashmë po durojnë", tha Guteresh, duke përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të përhershëm.

Ai theksoi se armëpushimi duhet të çojë në zgjidhje politike që përfshin të drejtën e palestinezëve dhe izraelitëve për shtetin e tyre.

Sipas Zyrës së KB-së për koordinim të punëve humanitare (OSNA), gjatë fundjavës shtatë fëmijë u vranë në Nusejrat derisa prisnin për ujë, ndërsa gra dhe fëmijë u vranë gjatë shpërndarjes së ushqimit të enjten.

UNICEF-i sulmet e tilla i karakterizon si "krime që duhet të ndalen", duke theksuar se civilët, veçanërisht fëmijët, nuk guxojnë të rrezikojnë jetët e tyre për nevojat themelore.

Karvanet e kufizuara të ndihmave nuk janë të mjaftueshme për një ditë të vetme pune, dhe vazhdimi i kushteve të tilla mund të çojë në një ndërprerje të plotë të operacioneve humanitare, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, furnizimin me ujë dhe shpërndarjen e ndihmës.

Më shumë se 5,800 fëmijë në Gaza janë diagnostikuar me kequshqyerje, ndërsa më shumë se 1,000 prej tyre që vuajnë nga kequshqyerje e rëndë akute, raportoi Ksinhua.

KB-ja dhe partnerët e saj u bëjnë thirrje autoriteteve izraelite që të lejojnë menjëherë rrjedhën e papenguar dhe të vazhdueshme të ndihmave në Gaza përmes të gjitha korridoreve të disponueshme. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR