• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guteresh e dënoi vendimin e talebanëve për t'i ndaluar afganet të punojnë për OKB-në

Guteresh e dënoi vendimin e talebanëve për t'i ndaluar afganet të punojnë për OKB-në

Nju-Jork, 5 prill 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot e dënoi vendimin e autoriteteve talebane në Afganistan për t'i ndaluar afganet të punojnë për OKB-në dhe potencoi se ky vendim duhet të shfuqizohet menjëherë, deklaroi zëdhënësi i tij Stefan Dizharik.

"Kjo është shkelje e të drejtave themelore të grave", tha Dizhariq.

Personeli i grave është me rëndësi thelbësore për operacionet e Kombeve të bashkuara, duke e përfshirë edhe sigurimin e ndihmës për shpëtimin e jetëve, thuhet në kumtesë.

"Zbatimi i këtij vendimi do ta dëmtojë popullin afgan, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë", shoi Dizhariq. 

QËNDRONI TË LIDHUR