Guteresh e dënoi sulmin ndaj spitalit Naser në Gazë
- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, e dënon fuqishëm vrasjen e palestinezëve në sulmet izraelite, të cilat e goditën spitalin Naser në Gazë dhe bën thirrje për hetim të shpejtë dhe të paanshëm, deklaroi sot zëdhënësi i Gutereshit, Stefan Dizharik.
- Post By Besnik Shuki
- 21:40, 25 gusht, 2025
Nju-Jork, 25 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, e dënon fuqishëm vrasjen e palestinezëve në sulmet izraelite, të cilat e goditën spitalin Naser në Gazë dhe bën thirrje për hetim të shpejtë dhe të paanshëm, deklaroi sot zëdhënësi i Gutereshit, Stefan Dizharik.
Ai tha se Gutereshi ka bërë me dije se civilët, duke përfshirë edhe personelin mjekësor dhe gazetarët, duhet të respektohen dhe mbrohen në çdo kohë.
Përfaqësuesit shëndetësorë palestinezë kumtuan se në sulmin izraelit në spitalin Naser janë vrarë të paktën 20 persona, mes të cilëve edhe pesë gazetarë dhe punonjës në shëndetësi. bsh/
Foto: EPA