• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Guteresh e dënoi operacionin izraelit në Xhenin

Guteresh e dënoi operacionin izraelit në Xhenin

Nju-Jork, 7 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Antonio Guteresh e dënoi ashpër operacionin e kohëmëparshëm ushtarak izraelit në Bregun perëndimor, lajmëroi DPA.

"Sulmet ajrore izraelite dhe operacionet tokësore në kampin e stërmbushur të refugjatëve ishte dhuna më e madhe në Bregun perëndimor në vitet e fundit, me pasoja të konsiderueshme në civilë", tha Guteresh në deklaratën për operacionin në qytetin palestinez Xhenin dhe kampin e afërt të refugjatëve.

Në aksionin e ushtarëve izraelitë u lënduan mbi 100 persona, ndërsa mijëra të tjerë ishin të detyruar të ikin nga shtëpitë", shtoi Guteresh.

"Sërish i bëj thirrje Izraelit t'u përmbahet obligimeve të veta nga e drejta ndërkombëtare. Përdorimi i sulmeve ajrore është jokompatibil me zbatimin e operacioneve për zbati të ligjit", theksoi sekretari i përgjithshëm i KB-së.

"I kuptoj shqetësimet legjitime të sigurisë të Izraelit. Por, s]eskalimi nuk është zgjidhje", shtoi Guteresh në deklaratë.

Armata izraelite para dy ditëve e përfundoi operacionin më të madh në Bregun perëndimor në 20 vitet e fundit. Pas sulmeve ajrore, mijëra ushtarë hynë në qytet për ta shkatërruar "infrastrukturën terroriste" në të.

Ata u përfshinë në të shtëna të ashpra me palestinezë të armatosur. Gjatë operacionit jetën e humbën së paku 12 palestinezë dhe një ushtar izraelit. Sipas armatës izraelite, të gjithë palestienzët e vrarë ishin luftëtarë, ndërsa Xhenini është qendër e milicive palestineze. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR