• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guteresh: Duhet të veprohet tani që t'i jepet fund makthit

Guteresh: Duhet të veprohet tani që t'i jepet fund makthit

Kajro, 21 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot në Samitin e Paqes në Kajro deklaroi se duhet të veprohet tani që "t'i jepet fund makthit" dhe kërkoi "ndërprerje humanitare të zjarrit" në ditën e pesëmbëshjetë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.

"Njerëzve në Gazë u duhet shumë më shumë, është e nevojshme rrjedhë e madhe e ndihmës", tha Gutereshi, duke menduar në faktin se sot në mëngjes 20 kamionët e parë me ndihmë humanitare kaluan nga Egjipti në Gazë nën rethimin dhe granatimin izraelit. 

Sipas KB-së, ai numër i kamionëve është i pamjaftueshëm dhe duhet të arrijnë nga 100 kamionë në ditë për 2,4 milionë banorë në Gazë të cilëve u mungon gjithçka, ushqim, ujë, rrymë dhe lëndë djegëse. 

Ndihma erdhi nga Egjipti përmes vendkalimit kufitar Rafa, dalja e vetme nga Gaza që nuk është nën kontroll izraelit, pas marrëveshjes së publikuar të mërkurën nga presidenti amerikan Xho Bajden. 

Gutereshi dje ishte në Rafa në vendkalimin kufitar mes Egjiptit dhe Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s


 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR