• e diel, 30 qershor 2024

Guteresh druan se lufta në Ukrainë mund të zgjerohet, paralajmëron për kërcënim bërthamor

Guteresh druan se lufta në Ukrainë mund të zgjerohet, paralajmëron për kërcënim bërthamor

Nju-Jork, 6 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh shprehi frikë se lufta në Ukrainë do të zgjerohet, në shënimet drejt Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, në kohën kur lufta po i afrohet përvjetorit të saj të parë.

"Invazioni rus ndaj Ukrainës shkakton vuajtje të papara ndaj popullit ukrainas, me implikie të thella globale", tha Guteresh.

"Gjasat për paqe vazhdojnë të pakësohen. Gjasat për eskalim të mëtutjeshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten. Druaj se bota tani është duke ecur në gjumë drejt një lufte më të gjerë. Druaj se atë po e bën me sy të hapur", shtoi ai.

Duke folur për kërcënimin rus për përdorimin e armëve bërthamore, ai tha: "Botës i duhet paqja. Përdorimi i ashtuquajtur "taktik" i armëve bërthamore është absurde. Ne jemi të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh se lufta bërthamore në dekadat e fundit, që mund të fillojë rastësisht apo në mënyër të planifikuar". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR