Guteresh: Bota nuk mund të lejojë një konfrontim ushtarak ndërmjet Indisë dhe Pakistanit
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot bëri thirrje në qëndrueshmëri maksimale ushtarake si nga India ashtu edhe nga Pakistani dhe theksoi se "bota nuk mund të lejojë një konfrontim ushtarak" ndërmjet dy vendeve.
- Post By Sara Ademi
- 08:41, 7 maj, 2025
Nju-Jork, 7 maj 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot bëri thirrje në qëndrueshmëri maksimale ushtarake si nga India ashtu edhe nga Pakistani dhe theksoi se "bota nuk mund të lejojë një konfrontim ushtarak" ndërmjet dy vendeve.
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Dijarik, tha se Gutereshi është "shumë i brengosur" për operacionet ushtarake indiane përmes Vijës së kontrollit, që është de fakto kufiri ndërmjet pjesëve të Kashmirit nën kontrollin e Indisë dhe Pakistanit, si dhe përmes kufirit ndërkombëtar të dy vendeve, njoftoi "Gardijan".
"Sekretari i përgjithshëm është shumë i brengosur për operacionet ushtarake indiane përmes vijës së kontrollit dhe kufirit ndërkombëtar. Ai bën thirrje në qëndrueshmëri maksimale ushtarake nga të dyja vendet", tha zëdhënësi. sa/
foto: Arkivi i MIA-s