• e premte, 14 mars 2025

Guteresh bëri thirrje për shmangien e çdo forme të spastrimit etnik të palestinezëve

Guteresh bëri thirrje për shmangien e çdo forme të spastrimit etnik të palestinezëve

Nju-Jork, 6 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Antonio Guteresh sot e ceku rëndësinë e përmbajtjes nga "çdo formë të spastrimit etnik" të palestinezëve në kushtet e armëpushimit në Rripin e Gazës, njofton Anadolu.

Duke folur në takimin e organizuar nga Komiteti i KB-së për realizimin e të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez, Guteresh tha se kjo ka të bëjë me të drejtën e palestinezëve që thjesht të jetojnë si njerëz në tokën e tyre.

"Kemi parë se si realizimi i këtyre të drejtave është gjithnjë e më i parealizueshëm. Kemi parë një çnjerëzim dhe demonizim të tmerrshëm, sistematik të një populli të tërë", tha ai.

Guteresh shtoi se në sulmet izraelite janë vrarë gjithsej 50.000 persona, prej të cilëve 70 për qind ishin gra dhe fëmijë.

"Pjesa më e madhe e infrastrukturës civile të Gazës, spitaleve, shkollave dhe objekteve të ujit janë shkatërruar. Shumica dërrmuese e tërë popullsisë u përball me zhvendosje, uri dhe sëmundje", tha ai.

Guteresh përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit dhe për këmbimin e pengjeve, duke theksuar nevojën për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve pa anulim.

"Në kërkimin tonë për zgjidhje, nuk duhet ta përkeqësojmë problemin. Është jetike t'i qëndrojmë besnik bazave të së drejtës ndërkombëtare. Është thelbësore të shmanget çdo formë e spastrimit etnik", tha ai.

Guteresh ceku nevojën për një zgjidhje të krizës me dy shtete.

Shefi i KB-së, gjithashtu, shfaqi "shqetësim të madh" për shkak përshkallëzimit të fundit të dhunës nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor.

"Dhuna duhet të ndalet. Siç ka konfirmuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pushtimi izraelit i territorit palestinez duhet të përfundojë. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet dhe të sigurohet përgjegjësia", potencoi ai.

Duke bërë thirrje për punë për të ruajtur unitetin dhe integritetin e territorit të pushtuar palestinez dhe rindërtimin e Gazës, Guteresh tha se një pushtet i fortë dhe i unifikuar palestinez është me rëndësi jetike për këtë. 

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështes të drejtën e palestinezëve në këtë qëllim", përfundoi ai. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR