• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Sudan

Guteresh bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Sudan

Nju Jork, 28 tetor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm KB-së, Antonio Guteresh, bëri thirrje për bisedime urgjente për ndërprerjen e luftimeve në Sudan, pasi Forcat paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF) dje e morën qytetin El Fasher, njofton DPA. 

Guteresh i bëri thirrje si forcave të armatosura sudaneze, ashtu dhe RSF-së që pa vonesë të kontaktojnë përfaqësuesin e tij për Sudanin, Ramtane Lamamra, dhe "të ndërmarrin hapa të shpejtë e të dukshme drejtë një zgjidhjeje të dakorduar", deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Duzharik në njoftim, transmetojnë nga agjencia gjermane.  

Sekretari i KB-së është "thellësisht i bengosur" nga përshkallëzimi i fundit i luftimeve dhe dënoi shkeljet e raportuara të së drejtës ndërkombëtare humnanitare. 

Mbrëmë vonë sipas kohës lokale, ESF e mori nën kontrollë El Fasherin, qytetin e fundit më të madh në rajonin perëndimor të Darfurit të përfshirë nga lufta, i cili mbeti nën kontrollin e armatës. Armata njoftoi se ishte tërhequr nga qyteti, ku ende jetojnë deri në 300.000 njerëz, sipas KB-së.

Duzharik shtoi se duhet të mundësoj që ndihmat humanitare shpejtë dhe pa pengesa të arrijnë te civilët.

El Fasher dhe zonat përreth janë "epiqendra e vuajtjeve" më shumë se 18 muaj, ndërsa uria, sëmundjet dhe dhuna çdo ditë po marrin jetë, tha ai.  

Sudani është përfshirë nga një luftë brutale për pushtet që nga prilli i vitit 2023 mes sundimtarit de fakto të Abdel-Fatah-al-Burhan dhe ish zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Dagalo, i cili komandon me RSF-në, njofton DPA. 

Судан е зафатен од брутална борба за власт од април 2023 година помеѓу де факто владетелот Абдел-Фатах ал-Бурхан и неговиот поранешен заменик Мохамед Хамдан Дагало, кој командува со РСФ, потсетува ДПА.

Vëzhguesit frikësohen se konflikti mund të çojë deri në ndarje të përhershme të vendit, ndërsa KB-ja e konsideron situatën në Sudan si krizën më të madhe humanitare në botë. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR