• e diel, 22 dhjetor 2024

Guteresh bëri thirrje për ndërprerje katërditore të zjarrit në Ukrainë për Pashkët

Guteresh bëri thirrje për ndërprerje katërditore të zjarrit në Ukrainë për Pashkët
Nju-Jork, 19 prill 2022 (MIA) – Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh bëri thirrje për ndërprerje katërditore humanitare të zjarrit në Ukrainë, duke filluar nga 21 prilli.
Guteresh e dha propozimin në selinë e KB-së, duke thënë se ndërprerja e zjarrit do të mundësojë evakuimin e civilëve nga "zona e konfrontimit aktual ose të pritshëm" dhe dërgesën e ndihmës humanitare në zona siç janë Mariupoli, Donjecku, Luganski dhe Hersoni.
Ai theksoi se KB-ja është e gatshme këtë periudhë të dërgojë karvane me ndihmë humanitare në këto lokacione.
"Periudha katërditore për Pashkë duhet të jetë moment bashkimi rreth shpëtimit të jetëve dhe dialogut të mëtejmë me qëllim që t'i jepet fund vuajtjeve në Ukrainë", tha Guteresh.

QËNDRONI TË LIDHUR