• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gutereshi bëri thirrje për armëpushim të plotë humanitar mes Izraelit dhe Hamasit

Gutereshi bëri thirrje për armëpushim të plotë humanitar mes Izraelit dhe Hamasit

 Nju-Jork, 27 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të  Bashkuara, Antonio Gutereshi, sot ka kërkuar armëpushim të plotë humanitar midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, në vend të armëpushimit të përkohshëm, pasi, siç tha, "katastrofa humanitare në Gazë çdo ditë po përkeqësohet". 

"Dialogu që solli deri te marrëveshja duhet të vazhdojë dhe të sjellë armëpushim të plotë të zjarrit, për të mirën e popullit të Gazës, Izraelit dhe rajonit. Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë t'i mbështesin këto përpjekje në çdo mënyrë të mundshme", tha zëdhënësi i Gutereshit, Stefan Dijarik.

Gutereshi bëi thirrje në lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi "menjëherë dhe pa kushte", shtoi Dijarik.

Ai, gjithashtu, theksoi se KB-ja e rritën sasinë e ndihmave humanitare në katër ditët e fundit që nga vendosja e armëpushimit dhe dërgoi ndihma në disa zona veriore të Rripit të Gazës, që ishin ndërprerë për disa javë.

"Megjithatë, kjo ndihmë vështirë se plotëson nevojat e mëdha të 1.7 milionë njerëzve të zhvendosur. Fatkeqësia humanitare në Gazë po bëhet çdo ditë e më e madhe”, përfundoi Dijarik. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR