• e diel, 22 dhjetor 2024

Guteresh bëri thirrje edhe një herë për një zgjidhje me dy shtete, Netanjahu përsëri refuzon

Guteresh bëri thirrje edhe një herë për një zgjidhje me dy shtete, Netanjahu përsëri refuzon

Nju-Jork, 21 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh e përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu edhe një herë e hodhi poshtë idenë për një shtet sovran palestinez. 

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”, tha Guteresh në Kampala në samitin e Lëvizjes së të painkuadruarve që mbetën neutrale gjatë Luftës së Ftohtë.

"“Refuzimi i zgjidhjes me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për një shtet për popullin palestinez është i papranueshëm”, theksoi ai.

Guteresh shtoi se refuzimi i zgjidhjes me dy shtete e vazhdon konfliktin që është bërë një kërcënim global për paqen dhe sigurinë, kontribuon në polarizimin dhe forcon ekstremizmin kudo.

Ai i përsëriti thirrjet për armëpushim të menjëhershëm në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Netanjahu hodhi poshtë edhe një herë idenë e një shteti të pavarur palestinez pas përfundimit të luftës në Gazë.

"Edhe SHBA-ja, aleati i rëndësishëm i Izraelit në Lindjen e Afërt, gjithashtu, favorizon një zgjidhje me dy shtete. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR