• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Guteresh apeloi për armëpuhsim humanitar dhe lirimin e pengjëve nga ana e Hamasit

Guteresh apeloi për armëpuhsim humanitar dhe lirimin e pengjëve nga ana e Hamasit

Nju-Jork, 15 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot me rastin 100 ditë luftë në Rripin e Gazës, deklaroi se zgjidhja e vetme e qëndrueshme është armëpushimi urgjent humanitar dhe i apeloi Hamasit për lirimin urgjent dhe të pakushtëzuar të pengjëve.

Ai po ashtu u angazhua që të hetohen dhe ndiqen penalisht "të gjitha rastet eventuale për dhunë seksuale nga ana e pjesëtarëve të Hamasit, të kryera më 7 tetor gjatë sulmit ndaj Izraelit".

"Lufta e Izraelit në Gazë gjatë 100 ditëve të kaluara ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe vrasje të civilëve me shpejtësi pa precedent. Me asgjë nuk mund të arsyetohet ndëshkimi kolektiv i popullit palestinez", tha Guteresh.

Sipas tij, sa më gjatë zgjat lufta në Gazë, aq më i madh është rreziku për eskalim në vende tjera.

"Nuk guxojmë ta shohim në Liban atë që e shohim në Gazë dhe nuk mund të lejojmë të vazhdojë ajo që po ndodh në Gazë", tha Guteresh. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR