• e enjte, 26 shtator 2024

Gutereshi është “thellësisht i shqetësuar” nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Gutereshi është “thellësisht i shqetësuar” nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Nju - Jork, 31 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot njoftoi se është "thellësisht i shqetësuar nga intensifikimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit”, derisa në Gazë po zhvillohen luftimet e ashpra.

Përshkallëzimi është për shkak të "operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit të shoqëruara me sulme ajrore intensive dhe gjuajtje të vazhdueshme me raketa drejt Izraelit nga Gaza", thuhet në njoftimin e  Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.

“Mbetem thellësisht i shqetësuar për rrezikun e një përshkallëzimi të rrezikshëm edhe jashtë Gazës”, shtoi ai. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR