• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Guteresh: "Të shkatërrojmë armët bërthamore, kimike dhe biologjike para se ato të na shkatërrojnë neve"

Guteresh:

Nju Jork, 3 mars 2023 (MIA) - Të shkatërrojmë armët bërthamore, kimike dhe biologjike para se ato të na shkatërrojnë neve, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guteresh.

Duke dhënë mesazh me rastin e 5 marsit, Ditës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për çarmatimin, Guteresh theksoi se shpenzimet ushtarake globale kanë arritur nivelin rekord.

Ai theksoi se kjo situatë rrit rrezikun e konfliktit për shkak të pasigurisë së shtuar dhe konfliktet globale në skenën ndërkombëtare.

Duke theksuar se investimi në paqe, çarmatim është një investim në të ardhmen e përbashkët, Guteresh porositi: "Le të shkatërrojmë armët bërthamore, kimike dhe biologjike para se ato të na shkatërrojnë neve".

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore theksoi se këto lloj armësh edhe më tej përbëjnë kërcënim për njerëzimin. 

QËNDRONI TË LIDHUR