• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gulash: Zelenski fajësoi në mënyrë të papërgjegjshme Rusinë për sulmin

Gulash: Zelenski fajësoi në mënyrë të papërgjegjshme Rusinë për sulmin
Budapest, 16 nëntor 2022 (MIA) - Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Gergeli Gulash tha sot se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u soll në mënyrë të papërgjegjshme kur akuzoi Rusinë për lëshimin e një sulmi raketor në Poloninë lindore. Ai theksoi se incidenti në Poloninë lindore tregoi edhe një herë nevojën që palët kundërshtare të ndalojnë armiqësitë sa më shpejt të jetë e mundur.
Gulash vuri në dukje se vetëm Rusia është përgjegjëse për luftën në Ukrainë. Në fshatin polak Përzhevodov, që ndodhet rreth gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën, dje ranë dy raketa, me ç'rast humbën jetën dy persona. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR