"Gugëll Maps" ndryshon emrin e "Gjirit të Meksikës" në "Gjirin Amerikan" për përdoruesit në SHBA
- "Gugëll maps" do ta ndryshojë emrin e "Gjirit të Meksikës" në "Gjirin Amerikan" për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të zyrtarizohet përditësimi në Sistemin gjeografik në SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 08:52, 28 janar, 2025
![](https://mia.mk/images/20250128085226_big_730x400_54.webp )
San Francisko, 28 janar 2025 (MIA) - "Gugëll maps" do ta ndryshojë emrin e "Gjirit të Meksikës" në "Gjirin Amerikan" për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të zyrtarizohet përditësimi në Sistemin gjeografik në SHBA.
Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në SHBA, ndërsa në Meksikë do të mbetet "Gjiri Meksikan".
Jashtë SHBA-së dhe Meksikës, përdoruesit do t'i shohin të dy emrat.
Ministria amerikane e Punëve të Brendshme të premten kumtoi se zyrtarisht e ka ndryshuar emrin e "Gjirit të Meksikës" në "Gjirin Amerikan".
Gugëll Maps, e cila është në pronësi të Alfabet, do ta ndryshojë edhe emrin e majës më të lartë të Alaskës nga Denali në Maunt Meklinli.
"Siç urdhëroi presidenti, Gjiri Meksikan tani zyrtarisht do të njihet si Gjiri Amerikan, ndërsa maja më e lartë në Amerikën Veriore sërish do ta mbajë emrin Maunt Mekinli", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme javën e kaluar. sa/