• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gugëll Maps me gjithnjë e më tepër risi të bazuara në inteligjencën artificiale

Gugëll Maps me gjithnjë e më tepër risi të bazuara në inteligjencën artificiale

Los Anxheles, 27 tetor 2023 (MIA) - Drejtorët e "Gugëll"-it në maj e prezantuan funksionin "Imersiv vju" për ruta, e cila mundëson foto të navigimit për rrugë të panifikuara. Ky opsion është i qasshëm për shfrytëzuesit mbarë botën.  

Kur shfrytëzuesi lëviz në këmbë, në biçikletë, transportin publik apo me veturën e tij, opsioni i ri do t'i mundësojë gjithashtu të lëviz në rrugë virtualisht, duke ndjekur imazhet vizuale të rrugës që ka zgjedhur. Funksioni, i përmirësuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale, do të jetë i qasshëm për pajisjet "iOS" dhe "Android", duke filluar nga kjo javë për Amsterdamin, Barcelonën, ​​Londrën, Dublinin, Firencën, Las Vegasin, Los Anxhelesin, Majamin, Nju-Jorkun, Parisin, San Franciskon, San Hozen, Sijetëll, Tokion dhe Venecjen, domethënë, në SHBA, Evropë dhe Azi.

"Gugëll Maps" zakonisht shfrytëzohet në numrin gjithnjë e më të madh të veturave elektrike, si pjesë e ekosistemit "Android automotiv OS"

Shfrytëzuesit së shpejti do mund të kërkojnë destinacione të afërta që plotësojnë më shumë kritere ezoterike. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR