• e premte, 05 dhjetor 2025

Gugël akuzohet sërish për mbajtjen e një pozicioni monopol në tregjet e teknologjisë amerikane

Gugël akuzohet sërish për mbajtjen e një pozicioni monopol në tregjet e teknologjisë amerikane

Uashington, 18 prill 2025 (MIA) - Një gjykatë amerikane vendosi mbrëmë se Gugël në mënyrë të paligjshme ka pozitë monopole në dy tregje për teknologjitë e reklamimit onlajn, duke i hapur rrugën prokurorëve amerikanë antimonopol që të kërkojnë ndarjen e produkteve të saj reklamuese.

Gugëll është në pronësi të Alphabet.

Një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të SHBA-së në Aleksandri, Virxhinia, e shpalli Guglin fajtor për blerjen dhe ruajtjen e qëllimshme të një pozicioni monopol në tregjet për serverët, reklamat e botuesve dhe bursat e reklamave, të cilat shërbejnë si ndërmjetës midis blerësve dhe shitësve.

Ky vendim i hap rrugën një seance të re për përcaktimin e masave për rivendosjen e konkurrencës në këto tregje, duke përfshirë një shitje të mundshme të pjesëve të biznesit të Guglit si rezultat i një procesi tjetër, data për të cilën ende nuk është caktuar. Ky është vendimi i dytë i tillë i gjykatës që njeh pozicionin monopol të Guglit si të paligjshëm, pas një rezultati të ngjashëm në rastin për kërkimet onlajn.

Pas shpalljes së vendimit, aksionet e Guglit ranë në 1.4 për qind. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR