"Guardian": Tetë foshnja të shëndetshme kanë lindur përmes fekondimit in-vitro me ADN nga tre persona
- Mjekët në Britaninë e Madhe kanë njoftuar lindjen e tetë foshnjeve të shëndetshme, pas kryerjes së një procedure revolicionare, me të cilën krijohen embrione përmes fekondimit in-vitro me ADN nga tre persona. Qëllimi, përndryshe, është të parandalohet që fëmijët të trashëgojnë sëmundje të pashërueshme gjenetike, shkruan "Guardian".
- Post By Qefsere Abduli
- 10:40, 17 korrik, 2025
Londër, 17 korrik 2025 (MIA) - Mjekët në Britaninë e Madhe kanë njoftuar lindjen e tetë foshnjeve të shëndetshme, pas kryerjes së një procedure revolicionare, me të cilën krijohen embrione përmes fekondimit in-vitro me ADN nga tre persona. Qëllimi, përndryshe, është të parandalohet që fëmijët të trashëgojnë sëmundje të pashërueshme gjenetike, shkruan "Guardian".
Gjatë fekondimit, materiali gjenetik nga nëna dhe babai është transferuar në një qelizë vezë të shëndetshme nga një donator, me qëllim që të ulet rreziku nga shfaqja e sëmundjeve që rrezikojnë jetën.
Të gjitha nënat që janë pajtuar me procedurën, kanë pasur rrezik të lartë nga transmetimi i sëmundjeve të rrezikshme tek embrioni, për shkak të mutacioneve në mitokondritë e tyre. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s