• e premte, 05 dhjetor 2025

Guardian: Të dhënat e IDF-së tregojnë se pesë nga gjashtë palestinez të vrarë në Gazë janë civil 

Guardian: Të dhënat e IDF-së tregojnë se pesë nga gjashtë palestinez të vrarë në Gazë janë civil 

Gazë, 22 gusht 2025 (MIA) - Të dhënat nga baza e të dhënave konfidenciale të shërbimit ushtarak të inteligjencës izraelite tregojnë se pesë nga gjashtë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në luftën në Gazë kanë qenë civilë, gjegjësisht se shkalla e vdekshmërisë së civilëve në Gazë është rreth 83 për qind, raportoi sot Guardiani i Londrës. 

Hetimi i përbashkët i Guardian, revistës izraelito-palestineze "+972" dhe medias hebraike "Lokal Koll" arriti në përfundimin se në maj, të dhënat nga baza e klasifikuar të Forcave të mbrojtejes izraelite (IDF) treguan se 8.900 luftëtarë të emërtuar të lëvizjes  palestineze Hamas dhe të xhihadit islamik palestinez janë të vdekur ose “me siguri të vdekur”.

Autoritetet shëndetësore në Gazë në maj kishin njoftuar se në sulmet izraelite gjatë luftës në enklavë deri atëherë ishin vrarë 53.000 palestinezë, ndërsa në këtë shifër përfshiheshin si luftëtarë, ashtu edhe civilë.

Luftëtarët e emëruar në bazën e të dhënave të shërbimit ushtarak të inteligjencës izraelite përbënin vetëm 17 për qind të numrit të përgjithshëm të të vrarëve, gjë që tregon se 83 për qind e viktimave kanë qenë civil.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, deri më 14 maj të këtij viti në Gazë ka pasur 52,928 vdekje, e cila përfshin vetëm personat trupat e të cilëve janë gjetur, dhe jo mijëra të tjerë që janë të varrosur nën rrënoja.

Shërbimi ushtarak i inteligjencës izraelite, gjithashtu, nuk është i njohur me të gjitha rastet e vdekjeve të militantëve apo rekrutëve të rinj, por këto baza të të dhënave përdoren nga oficerët izraelitë për planifikim ushtarak. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR