• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grupi punues nesër do të propozojë masa për kufizimin e çmimeve, thotë ministri Durmishi

Grupi punues nesër do të propozojë masa për kufizimin e çmimeve, thotë ministri Durmishi

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi se deri nesër do të përgatitet një shportë e vjeshtës konsumatore me 100 prodhime, në bazë të së cilës do të bëhet simulim për kufizimin e çmimeve ose marzheve prej 5, 10 ose 15 për qind.

Siç informoi ministri Durmishi, grupi punues nesër do të marrë vendim për këtë masë, e cila do t'i dorëzohet Qeverisë javën e ardhshme për miratimin dhe fillimin e procedurës për respektimin e masave.

"Nesër në fund të ditës, grupi punues do të raportojë nëse do të vendos për ngrirjen e çmimeve të marzheve në 5, 10 ose 15 për qind", tha ministri në deklaratë për mediume pas vizitës së sotme të librarive "Prosvetno Dello" dhe "Albi".

Ai shtoi se shporta konsumatore do të vazhdojë edhe gjatë periudhave të ardhshme, si dimërore, e Ramazanit dhe e Pashkëve. 

Ministri, po ashtu, informoi se Ligji për praktika jokorrekte tregtare do të hyjë në fuqi deri në fund të muajit, duke shtuar se firmat kanë pasur gjashtë muaj t'i harmonizojnë çmimet e tyre. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR