• e premte, 22 nëntor 2024

Grupi militant shiit pretendon se ka sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak

Grupi militant shiit pretendon se ka sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak

Bagdad, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Grupi i armatosur shiit Rezistenca Islamike në Irak pretendon se ka bombarduar një bazë ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit, që ndodhet në periferi të qytetit të Erbilit në Kurdistanin irakian, një rajon autonom në Irakun verior.

Ky grup, në një postim në platformën Telegram, tha se sulmi është kryer me dronë dhe se qëllimi ishte "të kundërshtojnë trupat pushtuese amerikane në Irak dhe t'i përgjigjen krimeve të kryera nga Izraeli kundër popullit palestinez në Gaza".

Grupet militante shiite kanë paralajmëruar më parë Shtetet e Bashkuara se do të "rrisin numrin e operacioneve ushtarake në Siri dhe Irak, pasi kundërshtari amerikan vazhdon të dërgojë ndihmë ushtarake për ushtrinë izraelite, e cila po vret civilë në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR