• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Grupi Kuinta e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen pronës Manastirit të Deçanit

Grupi Kuinta e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen pronës Manastirit të Deçanit

Prishtinë, 14 mars 2024 (MIA) - Shtetet e Grupit Kuinta në Kosovë bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian kanë dalë me një komunikatë për media sa i përket Manastirit të Deçanit, këtë herë jo për të kërkuar implementimin e vendimit, por për të përgëzuar Qeverinë Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit për disa hektarë tokë, shkruan Gazeta Expres.

Në komunikatë thuhet se urdhri për Zyrën Qendrore Kadastrale për ta regjistruar tokën në emër të Manastirit të Deçanit dhe sigurimi që ky proces është finalizuar, është hap përpara nga Kosova, në përputhje me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike.

Shtetet e KUINT-it në Kosovë bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian kanë dalë me një komunikatë për media sa i përket Manastirit të Deçanit, këtë herë jo për të kërkuar implementimin e vendimit, por për të përgëzuar Qeverinë Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit për disa hektarë tokë.

Në komunikatë thuhet se urdhri për Zyrën Qendrore Kadastrale për ta regjistruar tokën në emër të Manastirit të Deçanit dhe sigurimi që ky proces është finalizuar, është hap përpara nga Kosova, në përputhje me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike.

QUINT thekson se zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

“Udhëzimi i Zyrës Qendrore Kadastrale për regjistrimin e kësaj toke në Manastirin e Deçanit dhe sigurimi që ky veprim të ketë përfunduar është një hap i rëndësishëm përpara nga autoritetet kosovare, në përputhje me aspiratat e saj evropiane dhe euroatlantike.

 Siç e kemi thënë majin e kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në komunikatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR