• e premte, 05 dhjetor 2025

Grupi i parë i fëmijëve palestinez nga Gaza do të evakuohet në Britani për trajtim mjekësor

Grupi i parë i fëmijëve palestinez nga Gaza do të evakuohet në Britani për trajtim mjekësor

Londër, 18 gusht 2025 (MIA) - Grupi prej 30 deri 50 fëmijë palestinez të sëmurë dhe të lënduar do të evakuohen nga Gaza në Britaninë e Madhe për trajnim mjekësor në javët e ardhshme. Bëhet fjalë për grupin e parë i cili do të arrijë në kuadër të operacionit qeveritar, njofton Bi-Bi-Si. 

Operacionin e koordinon Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë së Britanisë së Madhe. Fëmijët do t'i zgjedhë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa do të udhëtojnë me anëtarët e familjeve të tyre përmes vendit të tretë, ku do të mblidhen të dhënat biometrike.

Vendimi vjen pas një letre që javën e kaluar e dërguan 96 deputetë nga parti të ndryshme drejtuar qeverisë, duke bërë thirrje për evakuimin e menjëhershëm të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza. Në letër paralajmërohet se fëmijët janë në rrezik vdekjeje të menjëhershme për shkak të rënies së sistemit të kujdesit shëndetësor në Gazë dhe se të gjitha pengesat për evakuimin e tyre duhet të hiqen pa vonesë.

Sipas UNICEF-it, që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur. Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka siguruar fonde për të trajtuar banorët e plagosur të Gazës në spitalet e rajonit dhe ka bashkëpunuar me Jordaninë për të ofruar ndihmë humanitare të transportuar nga ajri.

Fëmijët do të sillen në kuadër të programit qeverisës do të trajtohen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS). Ministria e Brendshme njoftoi se kontrollet biometrike do të kryhen para udhëtimit të fëmijëve dhe kujdestarëve të tyre.

Palestinezët e sëmurë rëndë nga Gaza janë evakuar tashmë në vende të tjera, përfshirë më shumë se 180 të rritur dhe fëmijë në Itali.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për kequshqyerje të përhapur në Gazë, ndërsa ekspertët muajin e kaluar deklaruan se po zhvillohet një "skenar më i keq" i urisë. Izraeli, megjithatë, pretendon se nuk ka kufizime në shpërndarjen e ndihmës dhe fajëson KB-në dhe organizata të tjera për dështimin e shpërndarjes.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 60.000 njerëz janë vrarë në Gazë që nga fillimi i ofensivës ushtarake izraelite. Operacioni izraelit filloi pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, kur u vranë rreth 1,200 njerëz, ndërsa 251 persona u rrëmbyen. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR