• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grupet sudaneze për të drejtat e njeriut: RSF burgosi më shumë se 5.000 njerëz në kushte johumane

Grupet sudaneze për të drejtat e njeriut: RSF burgosi më shumë se 5.000 njerëz në kushte johumane

Hartum, 14 korrik 2023 (MIA) - Grupet sudaneze për të drejtat e njeriut kanë prova se Forcat paramilitare sudaneze për mbështetje të shpejtë (RSF) kanë arrestuar më shumë se 5.000 persona në kryeqytet dhe i mbajnë në kushte johumane, deklaruan sot grupet për mediat britanike.

RSF po lufton kundër ushtrisë sudaneze tashmë tre muaj dhe ka vendosur dominimin mbi Hartumin. Banorët kanë akuzuar këto forca për grabitje dhe okupim të banesave. Forcat e mbështetjes së shpejtë thanë se raportet kanë qenë të rreme dhe se mbanin vetëm robër lufte për të cilët thanë se po trajtoheshin mirë.

"Midis të arrestuarve në disa lokacione në Hartum ka luftëtarë, por edhe 3.500 civilë, duke përfshirë gra dhe shtetas të huaj", thanë organizatat të cilat kërkuan që emrat e tyre të mbeten anonimë nga frika e hakmarrjes.

Organizatat thanë se do t'i paraqesin Kombeve të Bashkuara dokumentacionin e rasteve të vdekjes nga tortura, si dhe rastet e "poshtërimit, kushteve johumane të paraburgimit të privuar nga dinjiteti njerëzor dhe nevojat themelore të jetës".

Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut tha dje se të paktën 87 njerëz ishin varrosur në një varr masiv në qytetin El Geneina në rajonin e Darfurit, duke fajësuar RSF-në dhe milicitë aleate për vrasjet, gjë të cilën forcat paraushtarake e mohuan. Më vonë, Gjykata penale ndërkombëtare tha se do të hetonte vrasjet në rajon.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR