• e enjte, 04 dhjetor 2025

Grupet për të drejtat e njeriut bëjnë thirrje për intervenim në Gazë pas raportit të KB-së për gjenocid

Grupet për të drejtat e njeriut bëjnë thirrje për intervenim në Gazë pas raportit të KB-së për gjenocid

Berlin, 17 shtator 2025 (MIA) - Grupet humanitare i bënë thirrje liderëve botëror të bëjnë më shumë për të parandaluar luftën mes Izraelit dhe Hamasit, duke pretenduar se pasiviteti do të kushtojë më shumë jetë, njoftoi DPA. Grupet e drejtuan apelin e tyre para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së që do të mbahet javën e ardhshme. 

"Vendet duhet t'i shfrytëzojnë të gjitha instrumentet e disponueshme politike, ekonomike dhe ligjore për të ndërhyrë", thuhet në një deklaratë të grupeve të lëshuar nga "Shpëtoni fëmijët" në emër të më shumë se 20 agjencive të ndihmës në Gazë. 

"Liderët botërorë po dështojnë të veprojnë. Faktet po injorohen. Dëshmitë po hidhen poshtë. Dhe si rezultat i kësaj, po vriten shumë njerëz", thuhet në deklaratë. 

Grupet thanë se vendet anëtare të KB-së i marrin detyrimet e tyre sipas të drejtës humanitare si opsionale, duke vendosur precedent të rrezikshëm. 

Nënshkruesit janë "Mjekët pa kufinj", "Kear interneshënëll", "Këshilli norvegjez për refugjatët" dhe Oksam interneshënëll". 

Apeli i ri ishte publikuar një ditë pasi ekspertët e komisionit pët të drejtat e njeriut të KB-së përfunduan se ofanziva ushtarake e Izraelit në Gazë ka pasur për qëllim shkatërrimin e popullit palestinez dhe përbënte gjenocid. 

Izraeli e dënoi raportin si skandaloz, duke thënë se lufta kishte për qëllim Hamasin, dhe jo civilët, dhe e akuzoi grupin palestinez se po i shfrytëzon civilët si mburoja njerëzore. 

Grupet e të drejtave të njeriut deklaruan se bashkësia ndërkombëtare po i shpërfillë faktet dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë, duke i përkeqësuar kushtet për civilët. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR