Bashkëshortja e Netanjahut thotë se një penge izraelite lindi në robëri
- Izraelitja të cilën Hamasi e rëmbeu më 7 tetor, ka lindur e mbajtur në robëri në Gazë, deklaroi bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në letrën e hapur drejtuar zonjës së parë të SHBA-së, Xhill Bajden.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:56, 15 nëntor, 2023
Jerusalem, 15 nëntor 2023 (MIA) - Izraelitja të cilën Hamasi e rëmbeu më 7 tetor, ka lindur e mbajtur në robëri në Gazë, deklaroi bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në letrën e hapur drejtuar zonjës së parë të SHBA-së, Xhill Bajden.
Në letrën, e publikuar nga kabineti i kryeministrit izraelit, Sara Netanjahu shkruan: "Mund vetëm ta paramendoni, ashtu edhe si unë, çfarë kalon në mendjen e asaj nëne të re”.
Netanjahu i thekson edhe 32 fëmijët që janë mbajtur peng për më shumë se një muaj.
"Këto fëmijët sigurisht po vuajnë një traumë të paparë", shton ajo.
Ajo mes tyre identifikon një foshnjë 10-muajshe “të rrëmbyer para se të mësojë të ecë apo të flasë”.
"Fëmijët kanë nevojë për ndihmën tonë", tha Netanjahu në lutjen e saj drejtuar Bajdenit, duke shtuar se ata "duhet të bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe të gjithë të arrestuarve". qa/
Foto: "X"