• e hënë, 01 korrik 2024

Grozev: Prigozhin do të jetë i vdekur për gjashtë muaj

Grozev: Prigozhin do të jetë i vdekur për gjashtë muaj

Moskë, 12 gusht 2023 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin do t'i përmbahet historisë dhe do të "përballet" me Prigozhinin, të cilin e shpalli tradhtar pas tentimit të shkurtë për grusht shtet të grupit Vagner në qershor, deklaroi Hristo Grozev, gazetari kryesor hulumtues rus.

"Të gjithë e dinë se çka bëjnë me 'tradhtarët' ata rusë të cilët janë të lidhur me regjimin e Putinit, ndërkaq Putini nuk e bëri atë. Ai dëshiron ta shohë të vdekur. Ende nuk mund ta bëjë atë", deklaroi Grozev për "Fajnenshëll tajms".

Grozev paraprakisht në janar të këtij viti deklaroi se Prigozhin do ta tradhtojë Vlladimir Putinin në afat prej gjashtë muajve. Arrestimi i tij u shndërrua në realitet në fund të qershorit, kur Evgenij Prigozhin, i cili është në krye të ushtrisë së paguar "Vagner", e kryesoi marshin drejt Moskës. 

"Për gjashtë muaj Prigozhin ose do të jetë i vdekur ose do të ndodhë një grusht shtet tjetër... Mund të më mbani për fjale", tha gazetari i njohur rus. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR