• e mërkurë, 22 janar 2025

Grosi: Vëzhguesit e ANEB-it mbeten në Ukrainë

Grosi: Vëzhguesit e ANEB-it mbeten në Ukrainë

Vjenë, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Vëzhguesit e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) do të qëndrojnë në Ukrainë edhe përkundër sulmeve ndaj tyre, deklaroi drejtori i ANEB-it, Rafael Grosi.

Ai aludoi në sulmin me dron ndaj një automjeti të ANEB-it që ndodhi më 10 dhjetor në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje, i cili është nën kontrollin e Rusisë. Automjeti i ANEB-it ishte në karvan me automobila ukrainas. Në sulm nuk pësoi askush.

"Sulmi pati qëllim të qartë të na dëmtojë apo të na frikësojë", theksoi Grosi.

Ai, për incidentin që ndodhi nëa fërsi të frontit, nuk e akuzoi as Rusinë as Ukrainën, duke cekur se nuk ka indikacione apo dëshmi të qarta.

"Prania e vazhdueshme e ekspertëve ndërkombëtarë e ndihmon ANEB-in jo vetëm ta ndjekë situatën në centralin bërthamor, por edhe të parandalojë sulme ndaj centralit dhe fatkeqësi bërthamore. Atje do të vazhdojmë me punën tonë", theksoi Grosi.

Në mbledhjen e posaçme në takimin e Bordit të shefave të ANEB-it u miratua draft-rezoluta në të cilën kritikohen sulmet ruse ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës si "të papranueshme".

Në rezolutë ceket se sulmet paraqesin "kanosje të drejtpërdrejtë për sigurinë bërthamore" në Ukrainë, sepse sistemet për ftohje të centraleve bërthamroe ukrainase varen nga furnizimi i sigurt me energji elektrike. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR