• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi: Siguria е centralit bërthamor në Zaporozhje edhe më tej e brishtë

Grosi: Siguria е centralit bërthamor në Zaporozhje edhe më tej e brishtë

Kiev, 6 shkurt 2024 (MIA) - Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (MAAE) Rafael Grosi sot në Kiev deklaroi se siguria e termocentralit bërthamor Zaporozhje është ende e brishtë pasi Rusia ka reduktuar stafin që kur e mori atë.

Grosi për mediat amerikane në Kiev tha se gjatë vizitës së tij të fundit në termocentral, një nga 10 më të mëdhenjtë në botë, do të vlerësonte ndikimin e shkurtimeve të stafit.

Rusia ka ndaluar qasjen për punonjësit e Energoatom, kompania që menaxhon termocentralet bërthamore në Ukrainë.

Grosi tha se dikur në Zaporozhje ishin të punësuar 12.000 persona, por ky numër ka rënë në mënyrë drastike në vetëm dy deri në tre mijë.

"Për të menaxhuar këto instalime të mëdha shumë të sofistikuara e keni të nevojshme për një numër njerëzish që kryejnë funksione të ndryshme specifike", tha Grosi.

Ai shtoi se situata aktuale edhe pse delikate është stabile dhe se do të duhet të vlerësojë personalisht perspektivat për punë në afat të shkurtër, por edhe afatgjatë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR