• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi, para se të nisej drejt Zaporozhjes, e vizitoi Kievin

Grosi, para se të nisej drejt Zaporozhjes, e vizitoi Kievin

Kiev, 13 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi sot udhëtoi drejt Kievit, për t'u takuar me presidentin ukrainas, Volodimir zelenski, para se ta vizitojë centralin bërthamor Zaporozhje, i okupuar nga Rusia.

Grosi theksoi se është "shumë i shqetësuar" që centrali bërthamor Zaporozhje mund të jetë përfshirë në kundër ofenzivën e Kievit kundër forcave ruse. Ai shtoi se do ta vlerësojë situatën në terren dhe ka ndër mend të qëndrojë për disa orë në central.

ANEB javën e kaluar kumtoi se i nevojitet qasje në terrenin në afërsi të centralit, për ta kontrolluar nivelin e ujit pasi që akumulimi humbi një pjesë të madhe të vëllimit të vet për shkak të shkatërrimit të digës Kahovka.

Ukraina dhe Rusia akuzohen mes veti për sabotim të digës, shkatërrimi i së cilës rezultoi me vërshime katastrofike. Vendet perëndimore thonë se ende po mbledhin fakte, por shfaqën bindje se Ukraina nuk ka pasur arsye t'i shkaktojë vetes një katastrtofë të tillë.

Centrali bërthamor Zaporozhje shfrytëzon liqenin për ftohje, për t'i mbrojtur gjashtë reaktorët e vet nga ngrohja potenciale. Kompania ukrainase për energji bërthamore sot kumtoi se niveli i ujit në lieqn është stabil dhe mjaft i lartë. Sot në mëngjes niveli ishte 16,67 metra, që sipas "Energoatom" është "i mjjaftueshëm për përmbushjen e nevojave të centralit".

Liqeni zakonisht ishte i mbushur me ujë nga diga Kahovka, por niveli i digës tani është zvogëluar dukshëm. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR