• e shtunë, 23 nëntor 2024

Grosi për CNN: Po bie niveli i ujit në rezervoaret e ftohjes së reaktorëve në centralin bërthamor Zaporozhje, kërcënon kataklizma nëse mbeten pa ujë

Grosi për CNN: Po bie niveli i ujit në rezervoaret e ftohjes së reaktorëve në centralin bërthamor Zaporozhje, kërcënon kataklizma nëse mbeten pa ujë

Vjenë, 8 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi se niveli i ujit në rezervoaret për ftohje të reaktorëve në centralin bëethamor Zaporozhje ka filluar të ulet për pesë deri shtatë centimetra në orë dhe theksoi se nëse centrali më i madh bërthamor në Evropë mbetet pa ujë, kjo do të ishte një situatë shumë serioze.

"Atje ka rezervoar dhe shumë kanale të brendshme të cilat sigurojnë që uji vazhdimisht të qarkullojë në mënyrë që reaktorët vazhdimisht të ftohen. Nëse centrali mbetet pa ujë, atëherë do të kemi situatë shumë serioze", deklaroi dje Grosi në intervistë për CNN.

Sipas tij, nuk ekziston rerziku që menjëherë të zhduket uji që është atje, por gjendja është serioze sepse niveli i ujit vazhdimisht po pakësohet.

Prej fillimit të luftës në Ukrainë, Zaporozhje disa herë ishte në situatë kritike, për shkak të granatimit, që shkaktoi shuarje të reaktorit.

Tani situata sërish është e paqartë për shkak të shkatërrimit të digës Kahovka dhe digës së vërshuar që iu drejtua vendeve të bajuara. Kjo, ndërkaq, shkaktoi rënie të nivelit të ujit në sistemet e ftohjes së këtij centrali bërthamor. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR