• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi në një takim me përfaqësuesit rusë në Kaliningrad

Grosi në një takim me përfaqësuesit rusë në Kaliningrad

Moskë, 5 prill 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, ka folur sot në Kaliningrad me përfaqësuesit rusë për termocentralin bërthamor Zaporozhje.

Zëdhënësi i ANEB deklaroi më parë se Grosi në enklavën baltike ruse të Kaliningradit do të diskutojë për sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporozhje, i vendosur në Ukrainën jugore dhe nën kontrollin rus.  Zaporozhje është afër vijës së parë të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Në fund të muajit të kaluar, Grosi vizitoi termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, në Zaporozhje, theksoi nevojën për sigurinë dhe parandalimin e një fatkeqësie të mundshme bërthamore që mund të shkaktohet nga granatimet e ndërsjella nga pala ruse dhe ukrainase. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR