• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grosi: Mos harroni në rrezikun nga programi bërthamor i Iranit

Grosi: Mos harroni në rrezikun nga programi bërthamor i Iranit

Nju Jork, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i Agjencisë bërthamore të KB-së, Rafael Grosi, beson se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet t'i anashkalojë rreziqet e programit bërthamor të Iranit për shkak të luftës në Gaza.

Grosi u bëri thirrje fuqive botërore të rifillojnë bisedimet me Iranin, edhe pse vëmendja e tyre tani është e përqendruar në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

"Ne duhet të rinovojmë dialogun me Iranin. Shumë nuk i kushtojnë vëmendje ambicieve bërthamore të Iranit, por ky problem ekziston", tha Grosi.

Irani mbështet Hamasin, si dhe shumë grupe anti-izraelite dhe antiperëndimore në të gjithë rajonin.

Siç theksojnë agjencitë e huaja, lufta në Lindjen e Mesme ka ndryshuar përpjekjet e qeverisë amerikane për të ulur tensionet me Iranin, ndërsa përpiqet të frenojë krizën bërthamore.

Në shtator, SHBA-ja dhe Irani përfunduan një shkëmbim të burgosurish pas muajsh negociatash, ndërsa Uashingtoni ngriu 6 miliardë dollarë në fondet iraniane të naftës në Korenë e Jugut.

Grosi vuri në dukje se bisedimet me Iranin mund të kenë nevojë për një kornizë të re, në vend të një përpjekjeje për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015 të njohur si Plani i përbashkët gjithëpërfshirës i veprimit i cili dështoi pasi SHBA-ja e braktisën atë në vitin 2018 nën ish presidentin Donald Tramp.

Irani ka rritur aktivitetin e tij bërthamor që nga viti 2019 në përgjigje të tërheqjes së SHBA-së nga "Plani i Përbashkët gjithëpërfshirës i veprimit" dhe vendosjes së sanksioneve kundër tij. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR